E mërkurë, 9 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmeAbdixhiku takon ambasadoren kroate, flasin për zhvillimet politike dhe ngërçin institucional

Abdixhiku takon ambasadoren kroate, flasin për zhvillimet politike dhe ngërçin institucional

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumi Abidixhiku, ka pritur në takim ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Daniela Barishiq.

Bëhet e ditur se në takim u diskutua për zhvillimet e fundit politike në vend, me theks mbi situatën e krijuar si pasojë e ngërçit institucional, të shkaktuar sipas LDK-së, nga mungesa e vullnetit politik të partisë së parë në vend, Lëvizjes Vetëvendosje.

“Kryetari Abdixhiku ritheksoi nevojën urgjente për formimin e institucioneve funksionale. Kryetari Abdixhiku dhe ambasadorja Barišić biseduan edhe për rëndësinë e përkrahjes dhe përfaqësimit të komunitetit kroat në Kosovë, si dhe nevojën për ofrimin e shërbimeve të drejta dhe të barabarta për të gjithë qytetarët e Kosovës, përfshirë ato nga niveli lokal ku LDK udhëheq komunën përkatëse”, thuhet në njoftimin e LDK-së, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, në njoftim thuhet se Abdixhiku theksoi përkushtimin e partisë së tij për respektimin dhe mbrojtjen e të drejtave të komuniteteve shumicë dhe pakicë, si gurëthemel i stabilitetit dhe bashkëjetesës në Kosovë.

“Kryetari Abdixhiku gjithashtu shprehu mirënjohje të thellë për përkrahjen e vazhdueshme që shteti mik kroat i ka dhënë Republikës së Kosovës, në veçanti në arenën ndërkombëtare dhe në proceset integruese”, thuhet në njoftim.

The post Abdixhiku takon ambasadoren kroate, flasin për zhvillimet politike dhe ngërçin institucional appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT