E martë, 15 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmeAbdixhiku takon ambasadoren holandeze, flasin për zhvillimet e fundit dhe zgjedhjet e...

Abdixhiku takon ambasadoren holandeze, flasin për zhvillimet e fundit dhe zgjedhjet e 9 shkurtit

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka pritur në takim ambasadoren e Holandës në Kosovë, Karin Boven.

Gjatë këtij takimi Abdixhiku dhe Boven diskutuan për zhvillimet e fundit në vend, duke u fokusuar veçanërisht në rëndësinë e zgjedhjeve që do të mbahen më 9 shkurt.

“Kryetari Abdixhiku e njoftoi ambasadoren Boven, për përgatitjet që po i bën Lidhja Demokratike lidhur me zgjedhjet parlamentare, shpalosjen e programit politik “Rruga e Re”, si dhe për “Turneun e Ndryshimit” i cili po mbahet gjithandej Kosovës, e po ashtu edhe në mërgatë dhe mbështetjen e madhe qytetare që ka marrë ky turne”, thuhet në një njoftim të LDK-së, transmeton Klankosova.tv.

Në fund të takimit, kreu i LDK-së falënderoi ambasadoren holandeze për mbështetjen e vazhdueshme, që Holanda i ka dhënë Kosovës, në proceset e rëndësishme të zhvillimit të vendit.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT