Abdixhiku sot nis takimet e tubimet në Gjakovë, i përfundon në Ferizaj

LDK në Istog - Abdixhiku premton mbështetje për biznese (VIDEO)

Kandidati për kryeministër nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, do të zhvillojë një tërë tubimesh e takimesh sot në kuadër të fushatës zgjedhore.

Në ora 15:30, ai do të mbajë takim me banorët e Rekës së Kuqe të Gjakovës, ndërkaq gjysmë ore më vonë me ata të Krushës së Madhe në Shtëpinë e Kulturës “Muhamet Malsori”.

Në ora 18:00, Abdixhiku do të mbajë tubim elektoral në Shtime, në Palestrën e Sportit.

Nga ora 19:30, ai do të takohet me banorët e Dobrajës së Madhe në Lipjan, në objektin e shkollës fillore “Dy dëshmorët”.

Në ora 20:30, Abdixhiku pritet të takohet me banorët e Gremes së Ferizajt në objektin e shkollës fillore “Jeta e re”, dhe një orë më vonë do të takohet me të rinjtë ferizajas.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>