Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku ka qenë sonte në Gjakovë, ku u shpreh se rikthimi, fryma e jashtëzakonshme, emocioni e entuziazmi janë ato që po e karakterizojnë fushatën tuaj.
Përmes një postimi në Facebook, ai tha se rinia e Gjakovës do t’i prijë transformimit të madh teknologjik të Kosovës dhe u shpreh se e ardhmja është digjitale, përcjell Klankosova.tv.
“Pas shumë vitesh, u rikthyem në Palestrën e Sporteve ‘Shani Nushi’ të Gjakovës. Rikthimi i madh, fryma e jashtëzakonshme, emocioni e entuziazmi janë çfarë po karakterizon fushatën tonë”.
“Gjakovës i’a zotova përfundimin e magjistrales nga Klina; stadiumin e futbollit e prioritet për rininë në Programin Kombëtar për Teknologji Informative! Si vend prijetar i proceseve të kohës, jam i bindur se rinia e Gjakovës do t’i prijë transformimit të madh teknologjik të Kosovës. E ardhmja është digjitale”, ka shkruar tutje Abdixhiku.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>