Lumir Abdixhiku, kandidati për kryeministër i LDK-së, ka thënë se qeveria e vendit duhet të jetë bashkëpunuese dhe partnere me bizneset e vendit e jo t’i kundërshtojë.
Ai kështu u shpreh derisa ishte për vizitë sot në kompaninë për instruksione metalike “Liga Steel”.
“Të gjitha këto biznese janë patriotë modern të kohës. Qeveria duhet të jetë me ta partnerë, pra e afërt, t’i zgjidh problemet e tyre e jo t’i kërcënojë, e t’i kundërshtojë, e t’i bëjë pjesë të fushatave elektorale”.
“Jemi këtu për të çuar mesazh për të gjitha bizneset e Kosovës se pas 9 shkurtit, qeveria e ardhshme e Kosovës, qeveria e djathë e Kosovës, bizneset i sheh si partnerë, do të jetë me ta, do të punojë me ta dhe do ta bëjë Kosovën me ta”, ka thënë Abdixhiku. /Klankosova.tv
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>