Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, e ka quajtur madhështor, tubimin me degën e IV të LDK-së.
Dega e IV e LDK-së i ka rezervuar pritje madhështore kryetarit të partisë, Lumir Abdixhikur, e kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama.
“Numri i qytetarëve pjesëmarrës ishte i madh, sa mezi i zuri Salla e Kuqe”.
Kjo në mbështetje të madhe për mandatin e dytë të Ramës. “Faleminderit, Dega IV! “, ka shkruar Rama.
Edhe kryetari Abdixhiku ishte i bindur në fitore.
“Prishtina sonte, Dega 4, ishte krejt e qartë. E qartë për fitoren tonë. E qartë për Përparim Ramën. E qartë për Lidhjen Demokratike të Kosovës”, ka shkruar Abdixhiku.