E premte, 13 Qershor, 2025
spot_img
HomeLajmeAbdixhiku përkrah Zhegrovës e Rrahmanit: Në televizor janë të shpejtë, në fushë...

Abdixhiku përkrah Zhegrovës e Rrahmanit: Në televizor janë të shpejtë, në fushë edhe më të frikshëm

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ishte një nga pjesëmarrësit në ndeshjen humanitare “Ndeshja e Yjeve”, e cila u zhvillua në Prishtinë me rastin e përvjetorit të çlirimit të kryeqytetit.

Në këtë atmosferë, Abdixhiku u pa në fushë përkrah dy sulmuesve të Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova dhe Albion Rrahmani.

Abdixhiku zbuloi edhe një detaj të veçantë nga loja, duke treguar se ishte vendosur në rolin e sulmuesit nga trajneri Afrim Tovërlani: “Trajneri Tovërlani më dha rolin e sulmuesit. Në njërin krah kisha Albionin, në tjetrin Edonin. Dhe, për të folur nga të del shpirti, në televizor, shpejtësia e tyre është marramendëse. Në fushë, ishte edhe më e frikshme.”

Postimi i plotë:

Unë, Edoni, Albioni, Mbappé e këta

Sonte, në lojën humanitare, në mbështetje të fëmijëve me nevojë, në përvjetorin e çlirimit të Prishtinës. Mes figurave të jashtëzakonshme të sportit e artit, mes djemve dhe vajzave të futbollit, atyre që sot shkëlqejnë e dikur kanë shkëlqyer.

Natyrisht, mes një publiku fantastik.

Përfunduam 6:6.

Ekipi i Edon Zhegrovës dhe ekipi i Milot Rashicës.

Trajneri Tovërlani më dha rolin e sulmuesit. Në njërin krah kisha Albionin, në tjetrin Edonin. Dhe, për të folur nga të del shpirti, në televizor, shpejtësia e tyre është marramendëse. Në fushë, ishte edhe më e frikshme.

Miqve e gjithë atyre që morën pjesë sonte, dhe kryetarit Rama, një falënderim i veçantë për pjesëmarrje dhe për këtë organizim.

Sidomos portierit tonë Vedatit; i cili në zhveshtore, mes të qeshurave siç di vetëm ai, na mori gjysmën e energjisë!

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT