Abdixhiku për vendimin e Kushtetueses: Masë tjetër, bllokadë tjetër – padituria kushton

Vendimi i Kushtetueses, Abdixhiku: Fitore e madhe për demokracinë dhe Republikën

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila ka aprovuar kërkesën e dorëzuar nga Lista Serbe për vendosjen e një mase të përkohshme lidhur me zgjedhjen e nënkryetarit të Kuvendit nga komuniteti serb.

Kjo masë do të jetë në fuqi deri më 30 shtator 2025, njofton Klankosova.tv.

Abdixhiku parmes një postimi në Facebook, thotë se me një masë tjetër, bllokada po vazhdon, derisa shton se padituria kushton.

Postimi i plotë i Lumir Abdixhikut:

Masë tjetër, bllokadë tjetër. Padituria kushton.

Ja ku na ka sjellë popullizmi.

Një shtet i tërë i bllokuar, për një pozitë të parëndësishme partiake në Kuvendin e Kosovës.

Edhe 30 ditë të tjera të humbura – minimalisht. Tridhjetë ditë të tjera pa institucione funksionale, pa ligje që bëhen, pa projekte që ecin. Si po humbka Serbia kështu? Ne të bllokuar për një nënkryetar të parëndësishëm, e ata humbës disi?!

U thamë. Nuk dëgjuan.

U treguam. Nuk panë.

Kështu ndodhë kur shkatërruesit e shtetit, shkelësit e 48 herë Kushtetutës rresht, për synim nuk kanë atdheun, por kauzën elektorale për një votë a dy. Në mungesë të ideve, në mungesë të projekteve, në përballje me afera korruptive që bërtasin gjithandej hajni, vreri i tradhëtarëve e patriotëve në moçalin e madh të pështymave bëhet krejt i lehtë. Gojën plot Serbi – është lehtë. Punë për Kosovën është vështirë për ata që veç karrigën kanë synim.

LDK është e saktë sepse e kupton shtetin. Që nga shkurti e deri më sot, çdo pozicion i ynë politik kishte kuptim shtetar e kushtetues. Përballja me popullizmin nuk është e lehtë, por mbetet e paalternativë. Besimi ynë në Republikë e demokraci do të na udhëheqë.

Koha e shkatërruesve të shtetit duhet të mbarojë.

Koha e shkatërruesve të shtetit po mbaron.

The post Abdixhiku për vendimin e Kushtetueses: Masë tjetër, bllokadë tjetër – padituria kushton appeared first on Klan Kosova.