Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka dalë me një reagim pas zgjedhjes së Dimal Bashës në krye të Kuvendit të Kosovës.
Ai në një postim në Facebook e konsideron këtë siç shkruan “një fitore e injorancës dhe një gabim i pafalshëm i mbështetësve të saj”.
“Gjithsesi ky është niveli i tyre. Kështu e projektojnë Republikën. Me këto vlera kanë zgjedhur të nderojnë dhe votuesit e popullin e Kosovës”
“LDK aspiron më lartë.Kosova duhet të aspirojë lartë. Aksidentet politike e triumfet e injorancës historike do të kapërcejnë. Dritë një ditë do të ketë”, shkruan Abdixhiku, transmeton Klankosova.tv.
Dimal Basha u zgjodh në krye të Kuvendit të Kosovës me 73 vota pro, transmeton Klankosova.tv
The post Abdixhiku pas zgjedhjes së Bashës si kryeparlamentar: Aksidentet politike e triumfet e injorancës do të kapërcejnë appeared first on Klan Kosova.