E enjte, 3 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmehttps://klankosova.tv/abdixhiku-pas-takimit-presim-qe-zgjidhja-te-behet-nepermjet-insistimit-per-shumice-politike/Abdixhiku pas takimit: Presim që zgjidhja të bëhet nëpërmjet insistimit për shumicë...

https://klankosova.tv/abdixhiku-pas-takimit-presim-qe-zgjidhja-te-behet-nepermjet-insistimit-per-shumice-politike/Abdixhiku pas takimit: Presim që zgjidhja të bëhet nëpërmjet insistimit për shumicë politike – Klan Kosova

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku është deklaruar pas takimit me presidenten Vjosa Osmani.

Ai u shpreh se presim që zgjidhja të bëhet nëpërmjet insistimit për shumicë politike, përcjell Klankosova.tv.

“Tashmë e dini dhe pozicionin tonë të Lidhjes Demokratike të Kosovës rreth çështjes aktuale të konstituimit të institucioneve të Republikës. Ne kemi një aktgjykim të Gjykatës Kushtetuese që është shumë i qartë sa i përketë mënyrës së votimit, por mbi të gjitha është i qartë sa i përketë thelbit të problemit”.

“Thelbi i problemit është se i takon partisë së parë, grupit më të madh parlamentar, deputetit Kurti si prijës i këtij grupi që të propozojë, por njëkohësisht edhe të krijojë shumicën parlamentare dhe në këtë vijë ne presim që zgjidhja të bëhet nëpërmjet insistimit për shumicë politike e më pas për respektim të domosdoshëm të procedurave kushtetuese që tashmë janë edhe rregulla ligjore”, u shpreh ai.

The post Abdixhiku pas takimit: Presim që zgjidhja të bëhet nëpërmjet insistimit për shumicë politike appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT