E enjte, 11 Dhjetor, 2025
spot_img
HomeLajmeAbdixhiku pas takimeve me ambasadorët QUINT-it: LDK garanton stabilitet dhe ecje euroatlantike

Abdixhiku pas takimeve me ambasadorët QUINT-it: LDK garanton stabilitet dhe ecje euroatlantike

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar për serinë e takimeve që ka zhvilluar ditëve të fundit me përfaqësuesit diplomatikë të SHBA-së, Mbretërisë së Bashkuar, Francës dhe Gjermanisë, ku temë kryesore kanë qenë zhvillimet politike në vend dhe zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Ai ka bërë të ditur se diskutimet janë fokusuar në sfidat me të cilat po përballet vendi, zhvillimet politike dhe qëndrimet e LDK-së për to.

Abdixhiku ka ritheksuar angazhimin e LDK-së për stabilitet institucional dhe zhvillim ekonomik.

Postimi i plotë:

Gjatë këtyre ditëve kam takuar ambasadorët përkatësisht të ngarkuarën me punë të SHBA , Mbretërisë së Bashkuar , Francës dhe Gjermanisë .

Sot, mirëprita të ngarkuarën me punë në Ambasadën Amerikane, Anu Prattipati, ndërsa gjatë javës zhvillova takime edhe me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves, me ambasadorin e Francës, Olivier Guérot, si dhe pata një drekë pune me ambasadorin gjerman, Rainer Rudolph.

Gjatë këtyre takimeve diskutuam për sfidat me të cilat po përballet Kosova, zhvillimet aktuale politike dhe qëndrimet e LDK-së ndaj tyre. Rëndësi të veçantë gjatë bisedave tona iu kushtua Zgjedhjeve Nacionale të 28 dhjetorit si dhe vizionin politik tonin pas zgjedhjeve.

Theksova përkushtimin e LDK-së për të garantuar stabilitet institucional dhe për të shtyrë përpara zhvillimin ekonomik të vendit; dhe mbi të gjitha ritheksova përkushtimin e LDK-së për ecje euroatlantike me aleat.

Po ashtu vura në pah se lista e LDK-së përfaqëson profesionistë të dëshmuar, njerëz të përkushtuar e punëtorë të palodhur, të cilët mbi gjithçka e duan Kosovën dhe punojnë me zemër për të.

Shpreha mirënjohjen time për mbështetjen e jashtëzakonshme që SHBA-të, Mbretëria e Bashkuar, Gjermania dhe Franca i kanë dhënë Kosovës në çdo etapë shtetformuese. Nënvizova se partneriteti ynë i qëndrueshëm me këto vende mike mbetet themelor për të ardhmen demokratike dhe orientimin euroatlantik të Republikës sonë.

LDK mbetet garancë thelbësore e një rrugëtimi të tillë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT