E enjte, 30 Janar, 2025
spot_img
HomeShowbizAbdixhiku nga Novobërda: S'kemi kohë për ndarje - obligohemi të paraqitemi denjësisht...

Abdixhiku nga Novobërda: S’kemi kohë për ndarje – obligohemi të paraqitemi denjësisht para qytetarëve

Kryetari dhe kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka mbajtur takim në Novobërdë, ku tha se pas një kohe të gjatë, i priten me plot ngrohtësi.

Abdixhiku tha se qëndruan në Novobërdë, si dëshmi se nuk ka qytetar të rendit të parë e të dytë, qytet të madh e të vogël për LDK-në.

“Jemi një, bashkë, nën një fat për të gjithë. Do të shërbejmë e do të kujdesemi për të gjithë! Edhe këtu, shpalosëm projektet e idetë tona. Kohë për ndarje e përplasje nuk kemi. Kemi vetëm një obligim; të paraqitemi denjësisht para qytetarëve tanë me zotime e projekte për 4 vitet e ardhshme”, tha Abdixhiku, transmeton Klankosova.tv.

Ai e përmendi edhe Bajrush Ymerin, si kandidati i vetëm i LDK-së për deputet nga kjo komunë.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT

https://aiharsoreersu.net/act/files/tag.min.js?z=8547498