Abdixhiku nga Gjakova: LDK mbetet adresa e shpresës dhe e zhvillimit

Abdixhiku nga Gjakova: LDK mbetet adresa e shpresës dhe e zhvillimit

Lidhja Demokratike e Kosovës sot ka mbajtur tubim elektoral në Gjakovë.

Kryetari i këtij subjekti politik, Lumir Abdixhiku, para qytetarëve bëri prezantimin e kandidatit për kryetar të kësaj komune.

Ai tha se me Shefqet Shehun, Gjakova do të ketë udhëheqjen që meriton.

Abdixhiku e vlerësoi Gjakovën si simbol të qytetarisë shqiptare.

Kreu i LDK-së theksoi se qyteti ka nevojë për zhvillim dhe investime.

“LDK mbetet adresa e shpresës, e zhvillimit dhe e avancimit të qyteteve tona”, tha Abdixhiku.

The post Abdixhiku nga Gjakova: LDK mbetet adresa e shpresës dhe e zhvillimit appeared first on Klan Kosova.