E premte, 13 Qershor, 2025
spot_img
HomeLajmeAbdixhiku nga Gjakova: Këtë LDK që e kërkojnë qytetarët që sa kohë,...

Abdixhiku nga Gjakova: Këtë LDK që e kërkojnë qytetarët që sa kohë, tashmë e kanë (VIDEO)

Lumir Abdixhiku, kandidati për kryeministër i LDK-së ka mbajtur një tubim në Gjakovë, ku është shprehur se LDK-në që po e kanë kërkuar qytetarët, tashmë e kanë.

Ai para qytetarëve të Gjakovës ka lavdëruar ekipin e tij, duke e quajtur të shkëlqyeshëm, njofton Klankosova.tv.

“Këtë LDK, këtë LDK që e kërkojnë qytetarët tanë tash e sa kohë tashmë e kanë. Këtë LDK që kërkon, që përbashkon, që ngritët mbi çdo sfidë, tashmë qytetarët e Kosovës e kanë. Rreth vetes e kam një ekip të shkëlqyeshme”.

“Këta burra e gra i keni parë sot në listën e 110 anëtarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, listën fituese, përbërjen e Qeverisë së ardhshme, Republikës Rugoviste të Kosovës. Nga sonte qëndrojmë të bashkuar”.

“Nga sonte qëndrojmë të fortë. Nga sonte dalim me plot bindje se ne  ndryshimi për Kosovën. Zoti e bekoftë Gjakovën, Zoti e bekoftë Kosovën, Zoti e bekoftë Lidhjen Demokratike të Kosovës”, është shprehur Abdixhiku nga Gjakova.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT