E diel, 27 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmeAbdixhiku: Në takim, Kurti na thoshte ‘çfarë t’i themi Avniut’ – popullore...

Abdixhiku: Në takim, Kurti na thoshte ‘çfarë t’i themi Avniut’ – popullore i thonë ‘sillej si mashtrues’

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, pas përfundimit të seancës së 54-të konstituive ka thënë se “çka t’i themi Avni Deharit”, ishte pyetja që kreu i VV-së, Albin Kurti, ia ka shtruar liderëve të partive politike në takimin e thirrur nga ai, menjëherë pas afatit 30 ditor nga Gjykata Kushtetuese.

Abdixhiku tha se me këtë pyetje të Kurtit, të cilës sipas tij, i besuan më tepër nga frika e mendimit të lirë dhe dëshira e madhe për nënshtrim, vetëm dy kryetarë parish, gjendej i gjithë thelbi i “kaosit të sotëm politik”.

“Natyrisht, një dhomë e tërë e përfaqësuesve politikë që mbeten të habitur. E para, sepse Avni Deharit s’duhej thënë asgjë. Ai ishte aty për të ekzekutuar një vendim standard të kryesisë, të shndërruar më vonë në aktgjykim të Gjykatës Kushtetuese. Pra, ishte pastër një figurë ceremoniale, pa diskrecion në vendimmarrje.  Pra, lexo, duhej thënë Avni Deharit. Lexo, Avni”.

“Dhe e dyta, sepse në këtë pyetje qëndronte edhe shtirja e një njeriu që duhej të sillej si fitues, por para se gjithash, si thirrës takimi dhe të shtirej si i vërtetë. Ai s’mund të sillej si i tillë, sepse nuk është i vërtetë, s’ka qenë asnjëherë. Popullore i thonë ‘sillej si mashtrues’”, tha Abdixhiku, njofton Klankosova.tv.

Tutje, Abdixhiku u shpreh se si duhet sjellur mes dikujt që “të shikon drejt në sy, të mashtron dhe të pyet ‘çka t’i themi Avniut’”.

The post Abdixhiku: Në takim, Kurti na thoshte ‘çfarë t’i themi Avniut’ – popullore i thonë ‘sillej si mashtrues’ appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT