Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku është shprehur se Barileva, fshati periferik i Prishtinës, ishte ndalesa e tyre e fundit për sot.
Përmes një postimi në Facebook, ai tha se gjetën një pritje të ngrohtë, mbështetje të zjarrtë dhe interesim të jashtëzakonshëm në këtë fshat.
“Barileva, fshati periferik i Prishtinës, ishte ndalesa jonë e fundit për sot. Pritje e ngrohtë, mbështetje e zjarrtë, interesim i jashtëzakonshëm në këtë fshat që njihet si hambar i Prishtinës. Si asnjëherë më parë! Jemi shumë, po bëhemi më shumë! Populli është i qartë tashmë”.
“Familjet punëtore të Barilevës, si dhe çdo lokacion tjetër i Kryeqytetit, do të përfitojnë më së shumti nga programi ynë ‘Rruga e Re’. Me 1.5 miliard euro investime në vetëm 4 vjet, ekonomia e Prishtinës do të rigjallërohet siç e ka merituar gjithherë! I lumtur tej mase me momentumin e mirë nëpër të cilin po kalojmë. Tashmë kjo gjendje është frymë; dhe atë frymë e fortë e ndryshimit”, ka shkruar Abdixhiku.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>