E diel, 20 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmeAbdixhiku me vajzë ngjiten në Bjeshkët e Lumbardhit

Abdixhiku me vajzë ngjiten në Bjeshkët e Lumbardhit

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, bashkë me vajzën e tij, Rozin, kanë vizituar Bjeshkët e Lumbardhit, që janë 2 mijë e 100 metra lartësi mbidetare.

Abdixhiku tha se mes madhështisë së Alpeve Shqiptare dhe hijes së historisë, ndaluan rrugës pran dy gurëve të thjeshtë varresh.

“Sipas banorëve vendas, aty prehen dy ballistë, pa emër, të rënë në vitin 1945, në betejë me forcat malazeze. E djathta ka histori”.

“Në ato shtigje të larta, Rozi nisi të mësonte diçka që nuk shkruhet në libra – por që trashëgohet nëpër rrugët e bjeshkëve dhe hapat e vegjël të një fëmije që po mëson të dojë vendin e vet. I thonë atdhedashuri”, shkroi Abdixhiku, transmeton Klankosova.tv.

The post Abdixhiku me vajzë ngjiten në Bjeshkët e Lumbardhit appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT