Takimin e fundit këtë të premte, Lidhja Demokratike e Kosovës e pati në fshatin Ratkoc të Rahovecit.
E përmes një postimi në Facebook, kandidati për kryeministër i kësaj partie, Lumir Abdixhiku tha se në Ratkoc e pritën ngrohtë e me mbështetje të madhe, duke mos munguar as thirrja për ndryshim, transmeton Klankosova.tv.
“Takimin e fundit për sonte e mbajtëm në fshatin Ratkoc të Rahovecit! Edhe këtu, si në çdo vend tjetër, gjetëm pritjen e ngrohtë, mbështetjen e madhe e thirrjen për ndryshim! Jemi shumë, po bëhemi më shumë! Këso entuziazmi ka kohë që nuk kemi parë; dhe kjo në vete na ngarkon me përgjegjësi”, ka shkruar i pari i LDK-së.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>