Abdixhiku: LDK e para dhe në garë në 12 komuna, Përparim Rama fituesi kryesor

Abdixhiku: LDK e para dhe në garë në 12 komuna, Përparim Rama fituesi kryesor

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku në një konferencë të përbashkët me kandidatin për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama e ka quajtur këtë “konferencë e fitores së madhe të LDK”.

“Falënderoj dhe uroj qytetarët për një proces demokratik të drejtë. Dua ti falënderoj vëzhguesit dhe komisionserët që vazhdojnë të kujdestarojnë votën e qytetarëve të Kosovës. Kemi fituar, prinë dhe është në garë në gjithsejtë 12 komuna. Pra 12 tetori është i 12 komunave të LDK”, tha Abdixhiku.


Ai tha se LDK Shpall fitoren në raund të parë në: Istog, Lipjan, Junik dhe urojmë kryetarët për këto fitore.

“Afër këtij urimi jemi edhe për Gazmend Muhaxherin në Pejë që është afër të përfundoj garën në raund të parë. Presim që me votat e mërgatës të kalojnë mbi 51%”, tha Abdixhiku.

I pari i LDK-së tha se fituesi kryesor i këtyre zgjedhjeve është Përparim Rama.

“Urojmë fituesin e garës kryesore në këto zgjedhje, Përparim Ramën. Në Prishtinë pas 12 vitesh LDK është parti e parë edhe për kandidatë edhe për kuvend komunal. Është shenjë e forcimit të LDK-së”, tha ai.

Abdixhiku shtoi se LDK prinë edhe në këto komuna: Viti, Obiliq dhe Dragash kurse në balotazh është në: Fushë Kosovë, Suharekë, Gjilan dhe Rahovec. /Telegrafi/