Abdixhiku: LDK dje, LDK sot, LDK përgjithmonë

Abdixhiku: LDK dje, LDK sot, LDK përgjithmonë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka falënderuar të gjithë pjesëmarrësit në tubimet qendrore të mbajtura deri tani, duke i cilësuar ato si një manifestim të përbashkët të ëndrrës për vendin.

Abdixhiku, në një postim në Facebook, tha se mbështetja dhe entuziazmi i qytetarëve janë tregues i qartë i një fitoreje të madhe për LDK-në më 12 tetor, raporton Klankosova.tv.

“Mbështetja juaj, lidhja jonë tashmë e fortë, rikonfirmimi i entuziazmit për LDK-në, për vlerat tona e për kandidatët tanë, janë shenjë e qartë e një fitoreje të madhe elektorale më 12 tetor. Tashmë nuk kemi asnjë dyshim, se kjo fitore do të jetë më e madhja që nga shpallja e pavarësisë”, ka shkruar ai.

Abdixhiku theksoi se LDK mbetet “vetëvetja, e vërtetë dhe pranë njerëzve që duan shpresë”, duke u bërë thirrje qytetarëve të qëndrojnë të bashkuar në ditët e mbetura të fushatës.

“Sepse lodhja nuk na ndal, ëndrrat nuk na shuhen, besimi gjithmonë na ngre në këmbë. Dhe koha është të ngrihemi sërish në këmbë. LDK dje, LDK sot, LDK përgjithmonë”, shkroi Abdixhiku.

The post Abdixhiku: LDK dje, LDK sot, LDK përgjithmonë appeared first on Klan Kosova.