Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se tubimin e radhës në kuadër të fushatës zgjedhore për zgjedhjet e 12 tetorit e patën në Deçan.
Në një postim në Facebook, ai ka theksuar se në sallën e mbushur përplot, mes entuziazmit të madh, u bë e qartë se në këtë qytet me histori të lavdishme e me njerëz krenarë, po ndizet zëri i fitores për LDK-në.
“Peja po. Istogu po. Juniku po. I ka ardhë koha dhe Deçanit t’i bashkohet vargut të Dukagjinit me LDK-në. Kandidati ynë, Jeton Mushkolaj, së bashku me ekipin e tij, janë gati ta kthejnë besim qytetar në punë konkrete: zhvillim për qytetin, mbështetje për çdo lagje, dhe respekt për secilin qytetar”, ka thënë Abdixhiku.
I njëjti shtoi se Deçani meriton më shumë se kaq, meriton një qeverisje të përgjegjshme, një udhëheqje të afërt me njerëzit, një udhëheqje që krijon të ardhme për rininë e familjet e asaj ane. /Klankosova.tv
The post Abdixhiku: I ka ardhë koha dhe Deçanit t’i bashkohet vargut të Dukagjinit me LDK-në appeared first on Klan Kosova.