Abakarov i sjell Shqipërisë medaljen e bronztë nga Kampionatin Evropian – Indeksonline.net

Abakarov i sjell Shqipërisë medaljen e bronztë nga Kampionatin Evropian – Indeksonline.net

20:18 / E Mërkurë, 09 Prill 2025 / Gj. Sh

Mundësi që përfaqëson Shqipërinë, Zelimhan Abakarov, ka arritur t’i dhurojë vendit tonë medalje bronzi në Kampionatin Europian të Mundjes që po zhvillohet në Bratislavë të Sllovakisë.

Lajmin e bëri të ditur vetë Federata Shqiptare e Mudjes, e cila përmes një njoftimi ka bërë të ditur se Abakarov e fitoi medaljen, pasi triumfoi 11-0 në finalen për vendin e 3-të.

Sjellim në kujtesë se Abakarov, në gjysmëfinalen e peshës 61 kg të stilit të lirë, e zhvilluar ndaj armenit Arsen Harutyunyan, u mund 5-2