E shtunë, 19 Prill, 2025
spot_img
HomeSportAaron Ramsey bëhet trajner i Cardiff Cityt – Indeksonline.net

Aaron Ramsey bëhet trajner i Cardiff Cityt – Indeksonline.net

Cardiff City është gjithnjë e më afër rënies në Ligën e tretë të Anglisë.

Ata vendosën të shkarkojnë trajnerin e deritanishëm, Omer Riza pas rezultateve të dobëta të skuadrës.

Dhe si zëvëndësues drejtuesit e skuadrës kanë zgjedhur Aaron Ramsey, i cili do të shërbejë si lojtar-trajner për tre ndeshjet e fundit të “Championship”.

Cardiff City, aktualisht gjendet në pozitën e parafundit në “Championship” dhe ka gjithsej 42 pikë./IndeksOnline/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT