E premte, 25 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmeAAK zyrtarizon kandidaturat për Lipjan dhe Shtime

AAK zyrtarizon kandidaturat për Lipjan dhe Shtime

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka zyrtarizuar sot kandidaturat për komunat e Lipjanit dhe Shtimes në zgjedhjet lokale që pritet të mbahen në vjeshtë.

Në Komunën e Lipjanit, AAK do të garojë me Bashkim Budakovën, një profesionist i cili sipas kësaj partie, ka përvojë të gjatë në arsim dhe është përfaqësues i dëshmuar i qytetarëve në Kuvendin Komunal. Haradinaj e ka cilësuar Budakovën si një njeri me integritet të lartë, i afërt me komunitetin dhe i palëkundur në mbrojtjen e interesit publik.

Ndërkaq në Komunën e Shtimes, kandidati i Aleancës do të jetë Ramë Bislimi, i përshkruar nga Haradinaj si një figurë e respektuar nga qytetarët, i njohur për maturi, ndershmëri dhe lidership të natyrshëm.

Me këto dy kandidatura, Aleanca përmbyll nominimet në komuna.

The post AAK zyrtarizon kandidaturat për Lipjan dhe Shtime appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT