Thursday, March 26, 2026
spot_img
HomeLajmeAAK rinis procesin e zgjedhjeve të brendshme

AAK rinis procesin e zgjedhjeve të brendshme

Këshilli i Përgjithshëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka vendosur për vazhdimin e procesit të zgjedhjeve të brendshme në të gjitha nivelet e organizimit.

Procesi ishte nisur më herët, por u pezullua pasi presidentja Vjosa Osmani më 6 mars dekretoi shpërndarjen e Kuvendit.

Ai u rikthye pasi Gjykata Kushtetuese rrëzoi dekretin dhe vendosi që Kuvendi ka edhe 34 ditë afat për të zgjedhur presidentin e ri, përndryshe vendi shkon në zgjedhje.

AAK-ja ka njoftuar se procesi i zgjedhjeve brenda partisë do të nisë më 27 mars dhe do të përfundojë më 24 maj, me mbajtjen e Kuvendit të Përgjithshëm të partisë.

“Prej sot, të gjitha degët në nivel vendi janë udhëzuar që të fillojnë përgatitjet dhe organizimin e këtij procesi, në përputhje me aktet e brendshme të Aleancës. Ky është njëkohësisht proces i afrimit me qytetarët, i reformës së brendshme në parti dhe i fuqizimit të strukturave, me synim rritjen e përfaqësimit dhe konsolidimin e mëtejshëm të Aleancës në gjithë vendin,” thuhet në njoftim.

Pas këtyre zgjedhjeve, AAK-ja pritet të ketë kryetar të ri, pasi Ramush Haradinaj ka vendosur të mos kandidojë më për postin e kryetarit të partisë, të cilin e ka udhëhequr që nga themelimi. Ai kohë më pari pati bërë të ditur se ka pajtim brenda partisë që drejtimin e saj ta marrë Ardian Gjini, aktualisht nënkryetar.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT