E hënë, 14 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmeAAK publikon emrat e kandidatëve për kryetarë komunash

AAK publikon emrat e kandidatëve për kryetarë komunash

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka bërë të ditur se sot në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të AAK-së, siç tha ai, me votë unanime janë miratuar pesë kandidaturat e fundit për kryetarë komunash.

Ai u shpreh se me këtë rast është përmbyllut me sukses cikli i nominimeve të AAK-së për zgjedhjet lokale të tetorit 2025.

Kandidaturat e reja të miratuara janë:

  • Enver Hoti – Malishevë
  • Hafize Sallahu – Kaçanik
  • Mensut Ademi – Vushtrri
  • Ali Krasniqi – Obiliq
  • Beqir Kiqina – Drenas

Këtyre u shtohen edhe 19 kandidatura të zyrtarizuara më herët nga Aleanca:

  • Ardian Gjini – Gjakovë
  • Ali Berisha – Pejë
  • Bali Muharremaj – Suharekë
  • Smajl Latifi – Rahovec
  • Zenun Elezaj – Klinë
  • Bashkim Ramosaj – Deçan
  • Bekë Berisha – Prishtinë
  • Ajet Avdyli – Novobërdë
  • Nazim Gagica – Gjilan
  • Besnik Krasniqi – Prizren
  • Xhemile Murati – Ferizaj
  • Qazim Nimani – Mitrovicë
  • Faton Jakupi – Kamenicë
  • Ukë Blakaj – Istog
  • Agron Kuçi – Junik
  • Vildane Latifi – Fushë Kosovë
  • Baki Feta – Podujevë
  • Labinot Bislimi – Viti
  • Ilir Tasholli – Lipjan

Në njoftimin e bërë nga kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, theksohet se kandidatët e Aleancës përfaqësojnë vlera të dëshmuara, që kanë pas vetes jo vetëm përvojë, por edhe rezultate konkrete në shërbim të qytetarëve.

“AAK hyn në këto zgjedhje e bashkuar, me energji të re dhe me besim të plotë në përkrahjen qytetare. Vota për Aleancën është votë për zhvillim, për punë konkrete dhe për një mënyrë të drejtë e të përgjegjshme të qeverisjes,” ka shkruar tutje Haradinaj./Klankosova.tv

The post AAK publikon emrat e kandidatëve për kryetarë komunash appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT