AAK-Nisma shpenzuan 337 mijë € për zgjedhjet e 9 shkurtit, të hyrat mbi 18 mijë

AAK-Nisma shpenzuan 337 mijë € për zgjedhjet e 9 shkurtit, të hyrat mbi 18 mijë

Auditori i Pavarur ka publikuar deklarimet financiare të fushatës për Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës të datës 09.02.2025.

Sipas të dhënave të publikuara, koalicioni AAK-Nisma nga 16 gushti 2024 deri më 9 shkurt 2025 kanë pranuar gjithsej të hyra në vlerë 18 mijë e 157 euro.

Në po të njëjtën periudhë kohore, sipas Auditorit të Pavarur, ky koalicion ka shpenzuar për fushatë 337 mijë e 237 euro, transmeton Klankosova.tv.

Auditori i Pavarur tha se sipas opinionit të tyre, Pasqyrat Financiare shoqëruese tё Subjektit Politik AAK – NISMA, paraqesin një pamje të vërtetë dhe të drejtë, në të gjitha aspektet materiale të Pasqyrёs sё Pozitёs Financiare.

Shpenzimet më të mëdha gjatë fushatës AAK-Nisma i ka pasur në reklama, reprezentacion dhe konferenca, për të cilat shpenzuar 243 mijë e 87 euro.

The post AAK-Nisma shpenzuan 337 mijë € për zgjedhjet e 9 shkurtit, të hyrat mbi 18 mijë appeared first on Klan Kosova.