AAK mban tubimin qendror në Junik, i pranishëm edhe Ramush Haradinaj

AAK mban tubimin qendror në Junik, i pranishëm edhe Ramush Haradinaj

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dega në Junik ka paralajmëruar mbajtjen e tubimit qendror të fushatës zgjedhore, ku do të marrë pjesë edhe kryetari i partisë, Ramush Haradinaj, bashkë me kandidatin për kryetar të Komunës së Junikut, Agron Kuçi.

Në njoftim thuhet se tubimi do të shënojë kulmin e aktiviteteve elektorale të AAK-së në këtë komunë, nga ora 17:00, ndërsa qytetarët janë ftuar të marrin pjesë për të dëgjuar nga afër programin dhe vizionin e kandidatit Kuçi për zhvillimin e Junikut.


“Ju mirëpresim në tubimin tonë qendror. Bashkë për Junikun e zhvilluar dhe me dinjitet,” thuhet në thirrjen e publikuar nga kandidati Agron Kuçi, i cili garon me numrin 174 në listën e AAK-së.