Të premten në emisionin “DPT te Fidani” me Fidan Jupollin në Klan Kosova i ftuar është Smajl Latifi, kryetar aktual i Rahovecit nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, i cili tashmë po e synon edhe një mandat.
Në pjesën e intervistës kryesore do të flasim për rikandidmin e tij për këtë komunë.
Gjithashtu, me Latifin do të flasim edhe për qeverisjen e tij në Rahovec, prioritetet e tij për mandatin e ardhshëm, ofertën për qytetarët e Rahovecit, si dhe për garën me kundërkandidatët.
A do ta fitojë sërish Smajl Latifi Rahovecin?
Cila është oferta e tij për qytetarët e Rahovecit?
Këto dhe shumë të tjera mund t’i ndiqni sot në emisionin ‘DPT te Fidani’ me Fidan Jupollin nga ora 17:45 në Klan Kosova dhe në kanalin zyrtar në Youtube.
The post AAK-ja synon sërish qeverisjen në Rahovec – Smajl Latifi sot në “DPT te Fidani” appeared first on Klan Kosova.