AAK ankohet për parregullsi në Prishtinë: Komisioneri i VV-së po mundohet të ndikojë në votë

AAK ankohet për parregullsi në Prishtinë: Komisioneri i VV-së po mundohet të ndikojë në votë

Dega e AAK-së në Prishtinë është ankuar për parregullsi në një qendër të votimit në kryeqytet.

Siç raporton gazetarja Blerta Ahmeti, sipas këtij subjekti politik, në shkollën Iliria, komisioneri i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Sopi, po del nga vendvotimi dhe po i shoqëron votuesit e moshuar, edhe duke u munduar t’i bindë për votim.

Ky veprim po konsiderohet ushtrim i ndikimit dhe keqpërdorim i detyrës sepse komisioneri s’ka të drejtë ta bëj këtë.

Klan Kosova do t’ju mbajë të informuar lidhur me këtë ngjarje.

The post AAK ankohet për parregullsi në Prishtinë: Komisioneri i VV-së po mundohet të ndikojë në votë appeared first on Klan Kosova.