E hënë, 23 Qershor, 2025
spot_img
HomeLajmehttps://klankosova.tv/a-u-zhduken-te-dhenat-per-1importin-e-rrymes-dogana-jep-nje-sqarim-per-klankosova-tv/A u zhdukën të dhënat për importin e rrymës: Dogana jep një...

https://klankosova.tv/a-u-zhduken-te-dhenat-per-1importin-e-rrymes-dogana-jep-nje-sqarim-per-klankosova-tv/A u zhdukën të dhënat për importin e rrymës: Dogana jep një sqarim për Klankosova.tv – Klan Kosova

Aktivistja e politikave të energjisë, Janina Ymeri, ka alarmuar për një skandal që dyshohet të ketë ndodhur në Doganën e Kosovës, ku pretendohet se janë larguar të dhënat dhe raportimi për tregti të energjisë nga dokumenti i fundit zyrtar janar-maj 2025 Open Data, raporton Klankosova.tv

Ymeri tha se energjia elektrike po importohet, por të dhënat po fshihen dhe sipas saj kjo është një lojë me transparencën dhe me faturat e qytetarëve.
Pas deklarimit të saj, ka reaguar Dogana e Kosovës.

Zëdhënësi Adriatik Stavileci, ka dhënë sqarime për Klankosova.tv lidhur me këto të dhëna.

“Kjo nuk është e vërtetë. Të dhënat kanë ekzistuar në data bazën tonë, veçse janë tërhequr përkohësisht për t’i përtërirë ato të dhëna. Thjeshtë kanë qenë të paqasshme pasi janë tërhequr nga zyrtari jonë derisa janë plotësuar. Ato të dhëna janë periodike. Dhe nuk janë bërë update vetëm të dhënat për rrymën por edhe të fushave të tjera”, deklaroi Stavileci për Klankosova.tv.

“Ne do ta bëjmë edhe një sqarim si Doganë e Kosovës lidhur me këto të dhëna. Këto të dhëna tani janë të qasshme”, theksoi Stavileci për Klankosova.tv.

Skandal i shtetit? Ymeri: Rryma po importohet, por Dogana po i fshin të dhënat

The post A u zhdukën të dhënat për importin e rrymës: Dogana jep një sqarim për Klankosova.tv appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT