Opinionisti Blerim Canaj, në emisionin “Rubikon” me Adriatik Kelmendin, ka thënë se mënyra se si votat u sollën në Kosovë, është e dyshimtë.
Ai tha se kjo domosdoshëm duhet të hetohet.
“Kur udhëheq një mision e ki mundësinë të kontaktimit të personave të cilët janë me një vijë të caktuar edhe të sensibilizimit të tyre për me i detyruar me votu më shumë. Kam kontaktuar me disa ish-kolegë nëpër misione të cilët nuk e kanë të qartë psh për LDK-në kanë pritur më shumë vota, për shkak se njerëzit që kanë ardh aty, ka njerëz që fort nuk iu intereson çka thonë tjerët. Kur e marrim numrin e njerëzve që kanë votuar për një subjekt, na dalin gjithmonë 10-20-50 më shumë që i kemi pritur më shumë se sa që kanë dalë”, tha Canaj.
“Çka ka ndodh aty nuk e dimë. Kjo kërkon hetim. Është e domosdoshme që të hetohet. Vetë forma se si janë sjell votat në Kosovë është e dyshimtë. Kush na garanton neve që diku rrugës nuk janë hedh disa kutia, apo janë ndryshuar”, u shpreh ai.
Ndiqni deklaratë e plotë të Canajt.
The post A u manipuluan rezultatet e votave në ambasada? Canaj: Forma se si janë bartur ka qenë e dyshimtë (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.