E martë, 12 Gusht, 2025
spot_img
HomeLajmeA u hoq nga tavolina e diskutimit njohja reciproke mes Kosovës dhe...

A u hoq nga tavolina e diskutimit njohja reciproke mes Kosovës dhe Serbisë? – diskutim në Kosova Today

Para disa ditësh, gazetarja Jehona Bajrami, ka zhvilluar një intervistë ekskluzive me Richard Grenellin, i dërguar për misione të veçanta i presidentit të ShBA-së Donald Trump.

Shumë tema u trajtuan në këtë intervistë në mesin e të cilave edhe ato rreth Speciales.

Por, Grenell pati një propozim interesant rreth zgjidhjeve politike.

Emisari tha se ato bëhen përmes zhvillimit ekonomik.

E çèshtja e njohjes reciproke mes Kosovës dhe Serbisë, ishte tema e cila u diskutua me të ftuarit e emisionit Kosova Today.

Analisti Lulzim Veliu, tha se puna rreth njohjes reciproke është hequr nga tavolina qysh nga hyrja në ‘lojë’ e marrëveshjes franko – gjermane.

“Ata tanimë janë duke i parë vështirësitë me të cilat do të përballen rreth njohjes së Kosovës nga Serbia dhe ata janë të interesuar që në rajon të ketë qetësi dhe stabilitet dhe të mos kemi zgjerim të krizave”, deklaroi Veliu për Klankosova.tv.

The post A u hoq nga tavolina e diskutimit njohja reciproke mes Kosovës dhe Serbisë? – diskutim në Kosova Today appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT