Joz Marku ka komunikuar së fundmi me ndjekësit e tij përmes një sesioni pyetje-përgjigje në InstaStory.
Njëri prej fansave i rikujtoi një nga momentet më të përfolura të qëndrimit të tij në Big Brother VIP Albania.
Një ndjekës me nota humori e pyeti: “A ta ka hapur më njeri derën?”, një referencë e qartë ndaj incidentit famëkeq në shtëpinë e BBVA, kur Gejsti i hapi derën Jozit pas eliminimit, moment që përfundoi me një shuplakë të fortë që bëri xhiron e rrjetit dhe u komentua gjatë në medie.

Jozi nuk ngurroi të japë një përgjigje me ironi të hollë, duke shkruar: “Edhe pa trokit hiç”, duke kthyer në vëmendje atë ngjarje që vazhdon të mbetet një nga skenat më të bujshme të edicionit.
Reagimi i tij ka marrë vëmendje të menjëhershme në rrjetet sociale, duke ndezur sërish debatet për momentin e tensionuar mes tij dhe Gejstit, që për shumë u konsiderua si një ndër përplasjet më të papritura në historinë e spektaklit.

Pas përfundimit të eksperiencës në Big Brother VIP Albania, të dy artistët, si Jozi ashtu edhe Gjesti, i janë kthyer karrierës muzikore.
Jozi ka publikuar materiale të reja që janë pritur me interes nga fansat, ndërsa Gejsti po ashtu ka vazhduar me projekte të reja në muzikë, duke synuar të forcojë më tej praninë e tij në tregun muzikor. /Telegrafi/