A shihni vija të drejta apo të lakuara në imazh?

A shihni vija të drejta apo të lakuara në imazh?

Kur shikoni foton më poshtë, a shihni vija të drejta apo të lakuara?

Ky është debati i shkaktuar nga iluzioni optik viral që po përhapet tani në mediat sociale, transmeton Telegrafi.


Imazhi është një rrjetë tetë me tetë katrorësh gri të ndarë nga vija të ngushta jeshile – pothuajse si një pamje nga lart e një qyteti.

Çuditërisht, kur e shohim imazhin, vijat jeshile duket se lëvizin dhe përdridhen vazhdimisht në të gjitha drejtimet.

Por në momentin që përqendrohemi në ndonjë vijë të veçantë, ajo duket krejtësisht e drejtë.

Imazhi që duket se ndryshon formë po i huton përdoruesit në Reddit, të cilët e përshkruan atë si ‘irritues’, ‘të pastër’ dhe ‘fantastik’.

Një përdorues u përgjigj: ‘Kjo është vërtet irrituese. Bravo’.

Një tjetër postoi: ‘Truri tani i thyer, faleminderit’.

Imazhi mahnitës u krijua nga ilustratorja me bazë në Florida, Lesha Porche, e cila e ndau atë në faqen e saj në Facebook në dhjetor 2021.

Dr. Jolyon Troscianko, një ekologe vizuale në Universitetin e Exeter, e cila studion sistemet e perceptimit të kafshëve, e quajti atë një ‘iluzion shumë interesant’.

Ajo theksoi se duket se ndikon vetëm në ‘shikimin periferik’ – atë që shohim përtej vijës sonë të drejtpërdrejtë të shikimit, ose nga cepi i syrit tonë.

‘Pjesët që po shikoj drejt kanë vija të drejta, por vijat më larg nga vendi ku jam i fiksuar drejtpërdrejt janë të gjitha të lakuara,’ tha Dr. Troscianko për Daily Mail.

Përgjigja pse funksionon ky iluzion duket se është e fshehur brenda katrorëve gri, nga të cilët janë 64 gjithsej.

Duke parë nga afër brenda katrorëve gri, mund të shohim forma të vogla gri me nuanca dhe madhësi të ndryshme, si shumëllojshmëri guralecash të vegjël. /Telegrafi/