Saturday, February 28, 2026
spot_img
HomeLajmeA rritet apo ulet oreksi pas ushtrimeve fizike?

A rritet apo ulet oreksi pas ushtrimeve fizike?

Një studim i publikuar në “Medicine & Science in Sports & Exercise” tregon se ushtrimet e moderuara fizike nuk çojnë domosdoshmërisht në rritje të oreksit.

Në hulumtim morën pjesë 24 persona me mbipeshë, të cilët pas 45 minutash ecje të shpejtë ose ushtrimesh me pesha, konsumuan pothuajse të njëjtën sasi ushqimi si në ditët kur nuk ushtroheshin.

Sipas studiuesve, aktiviteti fizik mund të ndikojë përkohësisht në hormonet e urisë dhe metabolizëm, por njerëzit nuk duhet të kenë frikë se do të tejhajnë pas stërvitjes.

Megjithatë, ekspertët theksojnë se reagimi mund të ndryshojë tek ata që ushtrojnë rregullisht ose kryejnë aktivitete më intensive.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post A rritet apo ulet oreksi pas ushtrimeve fizike? appeared first on Sinjali.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT