Friday, March 6, 2026
spot_img
HomeLajmeA rrezikon Cristiano Ronaldo të humbasë Kupën e Botës 2026 pas dëmtimit?

A rrezikon Cristiano Ronaldo të humbasë Kupën e Botës 2026 pas dëmtimit?

Trajneri i Al-Nassr, Jorge Jesus, ka bërë një deklaratë shqetësuese lidhur me gjendjen e Cristiano Ronaldos pas dëmtimit të muskulit të kofshës së pasme.

Sulmuesi portugez e pësoi këtë lëndim gjatë ndeshjes kundër Al-Fayha fundjavën e kaluar, dhe duket se problemi mund të jetë më serioz se sa ishte pritur fillimisht.

Është vet trajneri i klubit saudit, Jesus, i cili ka treguar situatën e dëmtimit të sulmuesit portugez.

“Cristiano tani do të udhëtojë për në Spanjë, si lojtarët e tjerë që shkuan për trajtim kur u lënduan”.

“Lëndimi i tij kërkoi trajtim në Madrid me terapistin e tij personal dhe shpresojmë që ai të kthehet shpejt dhe të ndihmojë ekipin”, përfundoi trajneri i Al Nassr.

Afati i saktë kohor i rikuperimit nuk është zbuluar, gjë që ngre dyshime mbi shanset e tij për të luajtur në Kupën e Botës 2026.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT