E hënë, 21 Prill, 2025
spot_img
HomeSportA po rrezikon Prishtina t'i përsëritet edicioni 2020/21, a i falet humbja...

A po rrezikon Prishtina t’i përsëritet edicioni 2020/21, a i falet humbja nga Bora?

Është klubi më i trofeshëm në histori të basketbollit të Kosovës.

Por këtë epitet, Prishtina e sivjetshme nuk po e “respekton”, pasi forma e skuadrës nga kryqyteti, lë për të dëshiruar.

Humbja e sotme nga Bora, e kompleton trinomin e ekipeve nga fundi i tabelës, të cilat e kanë mundur “Sigalin”, raporton Klankosova.tv.

Kryeqytetasit kanë humbur nga Proton Cable Prizreni, sikurse edhe nga Vëllaznimi, madje të dy këta kundërshtarë ia shënuan plot 201 pikë. Të parët 100, gjakovarët 101.

Prishtina më shumë ndeshje ka humbur se sa ka fituar edicionin 2024/25, pasi triumfoi në gjashtë prej tyre e pësoi plot shtatë herë.

Basketbollistët kryeqytetas më shumë kanë pësuar se sa kanë shënuar pikë.

Për ta kërkuar një momentum të tillë, ku “Bardh e Kaltërit” nuk i ngjanin “vetës”, duhet të kthehemi te sezoni basketbollistik, 2020/21.

Asokohe “Plisat” e festuan mbijetesën, njofton Klankosova.tv.

Në një garë të ashpër me Bashkimin, Trepçën e Vëllaznimin, vetëm këta të fundit kishin rënë nga liga me 37 pikë, dy më pak se prishtinasit, prizrenasit e mitrovicasit, të cilët kishin grumbulluar nga 39, apo përkthyer në ndeshje, me nga 11 fitore, karshi plot 17 humbjeve.

Ecuria e Prishtinës po i shqetëson tifozët e kësaj skuadre, të cilët po e shfaqin indinjatën dhe mllefin me komente, si te faqja zyrtare e klubit në facebook, ashtu edhe te grupi “Merakli të Basketit”.

Se çfarë do të ndodh me ata që në vitrinat e klubit i kanë të varguar trofetë, mbetet të shihet tani kur së shpejti hapet afati kalimtar për transferim lojtarësh.

Edhe pozita e trajnerit Murat Bilge mund të lëkundet, pasi rezultatet nuk janë ato që i synon Prishtina.

 

 

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT