E martë, 24 Qershor, 2025
spot_img
HomeLajmehttps://klankosova.tv/a-po-rrezikon-kosova-ti-humbe-90-milione-e-nga-banka-boterore-besian-mustafa-sot-ne-dpt-te-fidani1/A po rrezikon Kosova t’i humbë 90 milionë € nga Banka Botërore?...

https://klankosova.tv/a-po-rrezikon-kosova-ti-humbe-90-milione-e-nga-banka-boterore-besian-mustafa-sot-ne-dpt-te-fidani1/A po rrezikon Kosova t’i humbë 90 milionë € nga Banka Botërore? – Besian Mustafa sot në “DPT te Fidani” – Klan Kosova

Të martën në emisionin “DPT te Fidani” me Fidan Jupollin në Klan Kosova i ftuar do të jetë deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa.

Në intervistën kryesore do të flasim për bllokadën institucionale, ku edhe pas 36 seancave Kuvendi i Kosovës nuk arriti të dalë nga ngërçi, si dhe për zhvillimet tjera që kanë të bëjnë me skenën politike në vend.

Gjithashtu me Mustafën do të diskutojmë edhe për atë se sa do t’i kushtojë Kosovës kjo bllokadë në procese tjera, pasi që ish-ministri i Financave, Hekuran Murati të hënën tha se Kosova rrezikon t’i humbë 90 milionë euro nga Banka Botërore pasi që ish-opozita po e pengon konstituimin e Kuvendit.

A po rrezikon Kosova t’i humbë 90 milionë euro nga Banka Botërore?

Kush e ka fajin për bllokadën?

A është LDK-ja e gatshme për zgjedhje të reja?

Këto dhe shumë të tjera mund t’i ndiqni sot në emisionin ‘DPT te Fidani’ me Fidan Jupollin nga ora 17:45 në Klan Kosova dhe në kanalin zyrtar në Youtube.

The post A po rrezikon Kosova t’i humbë 90 milionë € nga Banka Botërore? – Besian Mustafa sot në “DPT te Fidani” appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT