Opinionisti Labinot Balaj sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova tha se marrëdhënia me bashkësisë ndërkombëtare mbetet e qëndrueshme.
Sipas tij, kjo lidhje është ndërtuar mbi baza të forta dhe shkon përtej figurave politike.
Balaj shprehet optimist se raportet me bashkësinë ndërkombëtare do të mbeten të pacenuara edhe në të ardhmen.
“Kjo relatë e jona është e fundamentume dhe s’ka episod, ose nuk ka personalitet politik që e cenon këtë relatë të qytetarëve të Kosovës. Është përtej figurave”.
“Në harkun kohor prej që ka zënë fill marrëdhëniet tona me bashkësinë ndërkombëtare ka pasë episode të tilla të cilat mund të cilëohen si rrezikim i marrëdhënieve tona me bashkësinë ndërkombëtare, megjithatë unë nuk besoj që do të cenohen asnjëherë”, tha ai./Klankosova.tv


