Saturday, February 28, 2026
spot_img
HomeLajmeA po largohet Edon Zhegrova nga Juvenusi

A po largohet Edon Zhegrova nga Juvenusi

Edon Zhegrova pritet të largohet nga Juventusi gjatë merkatos së verës, sipas mediave italiane, pasi drejtuesit e klubit kanë vendosur të bëjnë ndryshime në repartin ofensiv.

Lajmi vjen në kuadër të një riorganizimi të mundshëm pas një merkatoje të verës që nuk dha rezultatet e pritura dhe pas eliminimit nga Champions League.

Trajneri Luciano Spalletti, pas një mbledhjeje me drejtuesit e klubit, ka vendosur të vazhdojë bashkëpunimin me klubin deri në vitin 2028, por ka marrë vendime për largime të disa lojtarëve, mes të cilëve përmenden Edon Zhegrova dhe dyshja Openda-David. Lëvizjet e verës do të prekin të gjitha repartet, megjithëse nuk pritet një revolucion i plotë në skuadër.

Drejtuesit e Juventusit kanë identifikuar disa nevoja kryesore: një qendërsulmues i aftë për të shënuar gola, një mesfushor për t’u bashkuar me Locatellin dhe Thuram, që konsiderohen të pazëvendësueshëm, si dhe një mbrojtës i nivelit të lartë.

Nuk përjashtohet gjithashtu largimi i njërit prej portierëve aktualë, duke marrë parasysh performancat jo të qëndrueshme gjatë sezonit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT