Të mërkurën në emisionin “DPT te Fidani” me Fidan Jupollin në Klan Kosova i ftuar do të jetë deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj.
Në pjesën e intervistës kryesore do të flasim për komentet e dërguara nga presidentja Vjosa Osmani në Gjykatën Kushtetuese për çështjen nënkryetarit nga minoriteti serb, si dhe për qëndrimet dhe deklaratat e saj në konferencën e djeshme.
Gjithashtu me Zemajn do të flasim edhe për zhvillimet e tjera në skenën politike dhe për Zgjedhjet Lokale që do të mbahen më 12 tetor. A po e ndihmon presidentja (zh)bllokimin? Këto dhe shumë të tjera mund t’i ndiqni sot në emisionin ‘DPT te Fidani’ me Fidan Jupollin nga ora 17:45 në Klan Kosova dhe në kanalin zyrtar në Youtube.
The post A po e ndihmon presidentja (zh)bllokimin? – Armend Zemaj sot në “DPT te Fidani” appeared first on Klan Kosova.