Në Hagë dje është mbajtur konferenca statusore për ish-krerët e UÇK-së Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin. Mbrojtja ka kërkuar më shumë kohë për nisjen e dëshmive, kurse Dhomat e Specialiuara kanë insistur në nisjen e dëshmive më 25 gusht.
Për këtë çështje është diskutuar në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova nga panelistët Rafet Llapashtica, Elena Uka dhe Bardh Nëngurra
Elena Uka ka thënë se ajo çfarë po ndodh në Hagë është shumë e dhimbshme.
“Unë jam shumë pesimiste dhe vazhdojë të mendoj se kjo gjykatë nëse ne nuk mobilizohemi dhe reatgojmë. Kjo gjykatë do t’i dënojë ata. Sepse kjo gjykatë është formuar për të dënuar”, ka thënë Uka.
Kurse Rafet Llapashtica ka thënë se për të është shqetësuese se që nga fillimi asnjë palë në këtë gjykatë nuk ka pasë informacione të sakta.
“Avokati i Thaçit tha se kur ne si mbrojtje jemi deklaruar barabarë me prokurorinë. Në këtë momentum ku po trajtohet ky rast, palët janë të barabarta, por në trajtim janë të pabarabarta deri në këtë moment”, tha Llapashtica. /Klankosova.tv
The post A po cenohet e drejta e mbrojtjes në Hagë? (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.