Në Serie A janë të parët!
Atalanta po e kryeson njërin prej kampionateve më të forta në botë, duke lënë pas vetes gjigantët e Italisë, si Napoli, Inter, Juventus e Milan.
Por skuadra ku luan kapiteni i kombëtares së Shqipërisë, Berat Gjimshiti, post titullit në Serie A, po e kërkon edhe Kupën e Italisë, njofton Klankosova.tv.
Bergamasit ishin finalist në edicionin e kaluar, por trofeun e rrëmbeu Juventusi, pasi triumfoi në finale me rezultat 1-0.
Për ta siguruar çerekfinalen, sonte skuadra e drejtuar nga Gian Piero Gasperini, përballet me Cesenan, e cila garon në Serie B, një rang ky më i ulët se elita italiane.
Kjo ndeshje transmetohet direkt në kanalin Sport 1 të platformës kryesore shqiptare, Art Motion, me fillim në orën 18:30, raporton Klankosova.tv.
Komentator, Arlind Sadiku!

Për ta ndjekur këtë kompeticion, sikurse edhe të gjitha ligat kryesore sportive të vendit e ato ndërkombëtare, mund të përfitoni nga super oferta e Art Motion, e cila do të jetë në dispozicion për të gjithë, nga data 21 dhjetor.
Pos sportit, me pakon SUPREME PLUS e cila ka çmim prej vetëm 27.99€ në muaj, do të mund të shikoni mbi 315 kanale televizive, përfshirë mega spektaklin BIG BROTHER VIP, derisa përfitoni edhe Internet deri në 500 Mbps.
Mos e lëshoni rastin, oferta është e limituar!

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>