E premte, 25 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmeA mund të urdhërojë presidentja të mbahen zgjedhje të jashtëzakonshme? – Flet...

A mund të urdhërojë presidentja të mbahen zgjedhje të jashtëzakonshme? – Flet Kryeziu (VIDEO)

Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu sot në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova ka folur në lidhje me atë se a mund të urdhërojë presidentja të mbahen zgjedhje të jashtëzakonshme.

Ai tha se presidentja është autoritet suprem, e cila ka për detyrë më i shpallë zgjedhjet si ato lokale ashtu edhe ato qendrore.

Më tej, Kryeziu gjithashtu tregoi edhe procedurën se si mund të vije deri tek shpallja e këtyre zgjedhjeve.

“Dekreti me fuqi ligjore bëhet në situata të jashtëzakonshme. Presidentja është autoritet suprem, e cila ka për detyrë më i shpallë zgjedhjet, qofshin ato komunale, qofshin ato në nivel vendi, nuk ka autoritet tjetër”.

“Sipas mendimit kjo duhet me e shpallë këtë gjendje për shkak se nuk funksionon Parlamenti, duhet me shpallë me dekret me fuqi ligjore, dekreti nuk ka fuqi ligjore për momentin, por e kryen veprimin dhe kur të bëhet Parlamenti në të ardhmen, ky dekret bëhet Ligj”.

“Duhet me kontaktu me Gjykatën Kushtetuese, me KQZ-në, janë institucione të pavarura të shtetit, të cilat poashtu presidentja duhet t’i koordinoi dhe t’i shpallë zgjedhjet e jashtëzakonshme”.

“Afati është 40 ditë, 10 ditë është fushata edhe këta deputetë mund të kandidojnë përsëri nuk ka problem, nuk ka ndonjë masë tjetër ndëshkuese, vetëm kjo është”, u shpreh tutje Kryeziu./Klankosova.tv

The post A mund të urdhërojë presidentja të mbahen zgjedhje të jashtëzakonshme? – Flet Kryeziu (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT