E diel, 20 Korrik, 2025
spot_img
HomeShowbizA mund ta formojë opozita Qeveri? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e...

A mund ta formojë opozita Qeveri? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka folur për mundësit e krijimit Qeverisë së re.

Në Rubikon të Klan Kosovës, ai ka deklaruar se nëse Lëvizja Vetëvendosje nuk formon qeveri brenda afateve kohore, si parti e parë nga zgjedhjet, Kuvendin mund ta thirrin edhe partitë e tjera.

“Ata deputetë sa janë aty 60 e disa sa janë aty, ata të tjerët e propozojnë një kandidat tjetër edhe bëhet një vendim i Kuvendit, Avokati i Popullit e qon në Gjykatë Kushtetuese. Kushtetuta e thotë se deputetët e tjerë të Kuvendit, pos të Lëvizjes Vetëvendosje, mund të thirrin Kuvendin dhe mund të zgjedhin një kryetar tjetër”.

“Ai kryetar zgjidhjet njëjtë me vota me 61. Ata munden ta propozojnë një vendim Kuvendi, që munden ta sfidojnë në Gjykatën Kushtetuese. Më pas Gjykata Kushtetuese e vlerëson vendimin e Kuvendit si në formë dhe si në përmbajtje”, ka thënë Hasani.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT