E enjte, 17 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmeA është pirë kafja mes Kurtit dhe Limajt? Izamku thotë se ende...

A është pirë kafja mes Kurtit dhe Limajt? Izamku thotë se ende jo

Deputetja e betuar e Nisma-s, Xhevahire Izamku ka folur rreth takimit të mundshëm mes kryetarit të partisë së saj, Fatmir Limaj, me kryetarin e VV-së, Albin Kurtin.

“Shpresojmë se këto marrëveshje, këto bisedime që kanë shku me muaj të tërë, të prodhojnë një rezultat dhe Kosova të ketë institucione”, tha ajo, transmeton klankosova.tv..

Ajo u pyet se a është pirë kafja mes Kurti dhe Limaj, derisa Izmaku u përgjigj se “ende jo”.

“Presim që kafja mu pi, kafja ose dreka, deri në fundjavë”, u shpreh tutje deputetja.

The post A është pirë kafja mes Kurtit dhe Limajt? Izamku thotë se ende jo appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT