A është ky G-Class më i veçantë?

A është ky G-Class më i veçantë?

Ka pak kompani që nxisin polemika si Mansory.

Mansory ka përvojë të gjerë në modifikimin e disa prej veturave më të çmendura në planet, dhe projekti i fundit i bazuar në Mercedes G-Class është padyshim një nga më të çmendurit që kemi parë deri më tani.


I njohur si Mansory P820 Linea D’Arabo, ky shembull i modifikuar i G-Class është i lyer me ngjyrë kafe të errët dhe përmban detaje dekorative me shkrim arab në të gjithë karrocerinë.

Shumica e pjesëve origjinale të Mercedes janë zëvendësuar me një komplet të ri karrocerie nga Mansory.

Ashtu si me motorët e tjerë G63 të modifikuar nga Mansory, Linea D’Arabo përfshin paketën P820 që shton turbokompresorë të rinj, në mënyrë që motori V8 të mund të ofrojë 831 kuaj fuqi. /Telegrafi/