A është i dëmshëm paracetamoli në shtatëzani? Flet gjinekologu (VIDEO)

A është i dëmshëm paracetamoli në shtatëzani? Flet gjinekologu (VIDEO)

Deklaratat e presidentit amerikan Donald Trump, se përdorimi i paracetamolit nga gratë shtatzëna mund të shkaktojë autizëm tek fëmijët, janë komentuar sot në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova nga gjinekologu Driton Prenaj.

Ai tha se nuk ekziston asnjë dëshmi shkencore që e lidh paracetamolin me autizmin, transmeton Klankosova.tv.

“Unë nuk besoj personalisht, sepse nuk ka një konkluzion shkencor që thotë se paracetamoli shkakton një problem të tillë, dhe para se të fillonte përdorimi i tij në masë, kemi pasur raste me autizëm”, deklaroi Prenaj.

Sipas tij, paracetamoli mbetet ndër barnat më të sigurta për t’u përdorur gjatë shtatzënisë.

“Bile është bari më i sigurt që mund të merret gjatë shtatzënisë”, theksoi Prenaj.

Ndiqni diskutimin e plotë, në videon vijuese:

 

The post A është i dëmshëm paracetamoli në shtatëzani? Flet gjinekologu (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.