Kandidat i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Podujevës, Ekrem Hyseni sonte në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova ka thënë se LDK-ja sot është shumë e fuqishme.
I pyetur se a është e unifikuar Lidhja Demokratike në Podujevë, Hyseni u shpreh se ajo është shumë unike.
“Lidhja Demokratike sot është shumë e fuqishme, është shumë unike dhe kjo jo vetëm si LDK, por ne kemi edhe prurje tjera, të cilat sot i kemi pjesë të ekipit të Ekrem Hysenit dhe që një pjesë e madhe e tyre kanë qenë edhe bashkëthemelues, kanë qenë thelbi i Lëvizjes Vetëvendosje, sot e kam në ekip një pjesë të tyre dhe kjo tregon besim, sepse po ikin nga pozita dhe po vijnë para zgjedhjeve në një ekip që është opozitë”.
“Kjo tregon fuqinë e besimit që e kemi ne tek qytetari dhe te ata që besojnë në një qeverisje dhe një pushtet që vërtetë qeverisë për qytetarin, me duar të pastra dhe ajo që është me rëndësi, këtë besim as nuk e kemi krijuar sot, as nuk duam ta humbin nesër, kemi me vazhdu me këtë besim”, u shpreh tutje ai./Klankosova.tv
The post A është e përçarë LDK-ja në Podujevë?, flet Hyseni (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.